Europa League | Nuk ka surpriza në ndeshjet e treta, fitojnë ekipet e mëdha

Nga Dea Kozma
25 Tetor 2024, 15:00 | Futboll

Europa League

Ndeshjet e raundit të tretë nuk prodhuan surpriza në Europa League. Roma fitoi minimalisht ndaj Dinamo Kiev në Olimpiko. Kryeqytetasit dominuan, por në fund i mjaftoi një gol i Dovbyk nga pika e bardhë e 11-metërshit për t’i marrë maksimumin sfidës.

Për italianët kjo është fitorja e parë në Ligën e Europës dhe akualisht është në kuotën e 4 pikëve pas tre ndeshjeve, shkruan A2 CNN.

Edhe Lazio mundi pa vështirësi Twenten në transfertë. Vendasit e nisën keq, pasi që në minutën e 11 u ndëshkuan me karton të kuq. Pas kësaj, çdo gjë u bë më e thjeshtë për Lazion, që shënoi një gol në secilën pjesë. Pedro dhe pas tij Isaksen i siguruan italianëve fitoren e radhës dhe kreun e renditjes. Pas tre ndeshjeve të para, Lazio grumbullon 9 pikë të plota dhe udhëheq klasifikimin se bashku me Tottenham dhe Anderlehtin.

Edhe Spurs bënë detyrën duke mundur 1-0 Alkmaar në shtëpi. Një gol i Richarlison në minutën e 53 zhbllokoi rezultatim. Edhe pas kësaj anglezët krijuan disa mundësi, por asnjë nuk u finalizua dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Ajax siguroi një fitore të thellë ndaj Qarabag që këtë herë as nuk e kishte grumbulluar sulmuesin shqiptar Redon Xhixha. Një ndeshje pa histori që pa në fushë vetëm një skudër. Tejlor, Veghorst dhe Apkom hipotekuan fitoren e holandezëve dhe mbyllën takimin me shifrat 3-0. 

Në takimet e tjera, Manchester United barazoi 1-1 me Fenerbahce, Rejnxhërs triumfoi me shifrat 4-0 ndaj rumunëve të Steauas, me Nedim Bajramin që u aktivizua për 74 minuta lojë, ndërsa Beshiktashi me Muçin titullar fitoi 1-0 në transfertë me Lionin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos