
Aston Villa dhe Freiburg janë dy finalistët e Europa League.
Dy duelet e kthimit gjysmëfinaleve prodhuan plot 8 gola, teksa Aston Villa mposhti 4-0 Nottingham Forest, duke përmbysur rezultatin e sfidës së parë, kur Nottingham fitoi me shifrat 1-0, shkruan A2.
Mbrëmje historike edhe për Freiburg, që fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Bragës.
Aston Villa i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi dhe siguroi kualifikimin në finalen e dytë europiane në historinë e klubit.
(A2 Televizion)