Ivan Balliu në finalen e Conference League, Rayo shkruan historinë

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 08:53 | Futboll

Ivan Balliu në finalen e Conference League, Rayo shkruan historinë

Rayo Vallecano, ekipi i Ivan Balliut, ka arritur finalen e Conference League.

Skuadra spanjolle shkroi historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0 në “Stade de la Meinau” dhe 2-0 në total.

Në finalen e Conference League, ekipi i lojtarit të Kombëtares shqiptare do të përballet me Crystal Palace, në Leipzig.

Kjo arritje historike për klubin modest spanjoll ka bërë që Spanja të ketë 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions League.

Ky është një lajm i madh për skuadrat që luftojnë për zonën Champions në La Liga, pasi gara për “Top 5” bëhet edhe më e vlefshme dhe më e fortë në javët e fundit të sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos