Shënoi gol ndaj Getafes, Marash Kumbulla pjesë e formacionit më të mirë në La Liga

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 18:06 | Futboll

Shënoi gol ndaj Getafes, Marash Kumbulla pjesë e formacionit më

Marash Kumbulla është duke kaluar formën e tij më të mirë në Spanjë. Mbrojtësi kuqezi ishte vendimtar në ndeshjen e kësaj fundjave, ku me golin e tij i siguroi Espanjolit tre pikë ndaj Getafes.

Performanca e tij është vlerësuar dhe nga ekspertët e futbollit të cilët e kanë vendosur 25 vjeçarin në formacionin e javës.

Krahë tij qëndrojnë yje të futbollit europian si Luka Modriç, Valverde Rafinja apo Isco.

Marash Kumbulla është aktivizuar në 29 ndeshje me skuadrën e Espanjolit, ka shënuar tre gola dhe është kthyer në një në një titullar të padiskutueshëm te klubi spanjoll.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos