Sot është plotësuar edhe 10-tshja e skuadrave për Kategorinë Superiore të vitit të ardhshëm, me skuadrën e Laçit që në ndeshjen “play out” mundi pas 120 minutash lojë Flamurtarin për të qëndruar në Superligë, ndërkohë që vlonjatët do të vazhdojnë të luajnë në kategorinë e parë.
Rezultati u zhbllokua në fundin e pjesës së parë me Melo.
Me fillimin e fraksionit të dytë, Ajdi Dajko shënoi një autgol dhe dërgoi ndeshjen në shtesë. Aty Laci u duk më i vendosur për ta fituar takimin dhe provoi disa herë për të rikthyer avantazhin.
Melo me penallti dhe Mjaki në fund vulosën fatin e sfidës dhe siguruan qëndrimin në elitë të ekipit Kurbinas ndërkohë Flamurtari do të vijoj të luajë në Kategorinë e Parë dhe sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)