Fiorentina ka shans për gjysmëfinalet, synohen edhe tre pëmbysje në Conference League

Nga Erald Kodhelaj
18 Prill 2024, 16:51 | Futboll

Fiorentina ka shans për gjysmëfinalet, synohen edhe tre pëmbysje

Mbrëmje entuziazmuese parashikohet edhe ajo në Conference League, me ndeshjet e kthimit çerekfinale që do të nisin prej orës 18:45. Në atë kohë, Fiorentina do të luajë kundër Viktoria Plzen, për të siguruar biletën në gjysmëfinale pas barazimit 0-0 në sfidën e parë.

Paralelisht do të luhet edhe Lilë-Aston Vila, me francezët që do të synojnë të përmbysin disavantazhin 2-1 të sfidës së parë.

Në orën 21, luhen dy takimet e tjera, Fenerbahçe-Olympiacos dhe Paok-Bryzh, me dy ekipet pritëse që nisen nga disavantazhi i një goli pas 90 minutave të para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos