Fitoi 3 tituj radhazi me Real Madrid, ndërron jetë trajneri i famshëm

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 08:44 | Futboll

Fitoi 3 tituj radhazi me Real Madrid, ndërron jetë trajneri i

Futbolli ka humbur një nga trajnerët më të shquar të viteve '80-'90. Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta holandezi Leo Benhakker.

Ish-trajneri mori famë në drejtimin e skuadrave si Ajax, Feyenoord dhe Real Madrid, me të cilin ka fituar tre tituj kampion radhazi në fundin e viteve ’80, shkruan A2.

Benhakker ishte një trajner që bëri histori edhe në drejtimin e përfaqësueseve. Ai drejtoi Holandën në Botërorin e vitit 1990, ndërsa më pas drejtoi Trinidad Tobagon të cilën në mënyrë të pabesueshme e kualifikoi në Kupën e Botës së vitit 2006.

Ndërsa në vitin 2008 ai ia doli të kualifikonte edhe Poloninë në Europianin e vitit 2008. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos