Fitorja e pestë radhazi, Milan “blindon” vendin e dytë. Lecce me dy shqiptarë në fushë

Nga A2 CNN
6 Prill 2024, 17:27 | Futboll

Fitorja e pestë radhazi, Milan “blindon” vendin e dytë.

Milani regjistroi fitoren e pestë radhazi në Serinë A, duke mundur në San Siro ekipin e Lecces, ku u aktivizuan dy shqiptarë: Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi 3-0, duke “blinduar” vendin e dytë, ndërkohë që kryesuesit e Interit janë aktualisht 11 pikë larg.

Christian Pulisic, Olivier Giroud dhe Rafa Leao ishin autorët e golave për Milanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos