Goli i Kristjan Asllanit, më i bukuri i muajit mars

Nga Dea Kozma
5 Prill 2024, 18:41 | Futboll
Goli i Kristjan Asllanit, më i bukuri i muajit mars

Kristjan Asllani duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë, ndërsa ka marrë vlerësimet maksimale dhe nga klubi zikaltër. Goli i mesfushorit shqiptar ndaj Xhenoas është përzgjedhur si më i bukuri i muajit mars nga tifozët zikaltër.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit, e cila me ana të një postimi në rrjetet sociale tregoi rezultatet e votimit. Mesfushori ishte më i votuari nga  tifozët interistë, ndërsa postimi ishte shoqëruar me mbishkrimin “I madhi Asllaaan”.

Në garë me mesfushorin shqiptar ishin dhe Dimarco me golin ndaj Atletico Madrid dhe Bisseck, me perlën e tij ndaj Bologna.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos