Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën

Nga Dea Kozma
5 Prill 2024, 18:38 | Futboll
Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën

Orges Shehi ka fituar gjyqin me klubin e Tiranës dhe tani bardheblutë duhet t’i shlyejnë rrogat e prapambetura teknikut durrsak. Kryeqytetasit shkarkuan Shehin në tetor të vitit të kaluar, ndërsa ky i fundit i hodhi në gjyq duke e fituar atë në dhomën e zgjidhjes së konflikteve.

Komisioni i Disiplinës i dha të drejtë teknikut Shehi, ndërsa klubit të Tiranës i ka dhënë 30 ditë kohë për të paguar të gjitha detyrimet që bardheblutë kanë ndaj 46-vjeçarit. Në rast të kundërt, Tirana mund të ndëshkohet me gjobë dhe më të rëndë e deri në heqje pikësh nga kampionati.

Në vendimet e tjera të Komisionit të Disiplinës, Elbasani për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve është dënuar me 200 000 lekë gjobë dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë.

Edhe Redi Jupi është pezulluar me 6 muaj për shkak se tek akademia e tij ka aktivizuar një lojtar që nuk ishte i federuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos