
Vëmendja e kësaj jave është padyshim tek supersfida Vllaznia-Partizani, dy ekipe me objektiva maksimal që do të futen në fushë vetëm për fitore.
Dy skuadrat në dy ndeshjet e fundit nuk kanë shkëlqyer, pasi kanë regjistruar një humbje dhe një barazim, por megjithatë dueli ndaj dy rivalëve të përjetshëm pritet të ketë një tjetër histori.
Jo më kot, Partizani vendosi që kjo sfidë të luhej dhe në impiantin “Air Albania” për shkak të rëndësisë maksimale që kjo sfidë ka.
Takimi do të luhet të dielën, në orën 20:00. (A2 Televizion)