
Flamurtari ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Egnatias.
Skuadra vlonjate ishte më kërkuese dhe fitoi 2-0, duke kthyer shpresat e mbijetesës, shkruan A2.
Flamurtari gjeti avantazhin falë një autogoli. Para pushimit, Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq që iu dha me VAR pasi gjyqtari Alla kishte mbyllur pjesën e parë.
Pjesa e dytë nis me një tjetër gol nga Flamurtari. Më pas skuadrat shkëmbyen goditjet në shtylla e traversa.
Flamurtari mori tre pikë jetike, ndërsa Egnatia komplikon ndjeshëm shanset për titullin kampion me këtë humbje.
Vora dhe Vllaznia kanë ndarë pikët pasi e mbyllën pa gola sfidën mes tyre.
Pjesa e parë foli më tepër për Vorën, ndërsa Vllaznia u shfaq më kërkuese në fraksionin e dytë, shkruan A2.
Pas këtij rezultati, Vllaznia e ka të sigurt vendin e parë edhe për këtë javë, teksa Vora del jashtë zonës së ftohtë dhe pret rezultatet e rivalëve. (A2 Televizion)