Arrestohet 62-vjeçari, mbante në shtëpi armë, fishekë dhe granada dore

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 19:35 | Kronikë

Arrestohet 62-vjeçari, mbante në shtëpi armë, fishekë

Një 62-vjeçar nga Lezha është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën në fshatin Markatomaj, janë sekuestruar 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar, shkruan A2.

Në vijim të veprimeve procedurale, 62-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos