Mungesa të diktuara nga dëmtimet, por edhe lamtumira. Shqipëria do ta nisë edicionin e ri me ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjet e fundit në Kampionatin Europian.
Në portë do të jetë Strakosha, që pritet të ketë përpara tij në mbrojtje Hysajn dhe Mitaj nga krahët, teksa në qendër Kumbulla do të luajë përkrah Ismajlit, përcjell A2.
Ramadani dhe Asllani do të vijojnë të jenë në rolin e digës në mesfushë, aty ku regjia do ti besohet Qazim Laçit. Kjo bën që Bajrami të spostohet nga krahu i majtë i sulmit, teksa në të djathtë do të jetë Asani, raporton A.
Arbër Hoxha pritet ta nisë sërish nga stoli, për tu aktivizuar gjatë ndeshjes, aty ku alternativa janë edhe Uzuni e Seferi.
Në rolin e pykës pritet të aktivizohet Rei Manaj, që garanton luftë me mbrojtësit kundërshtarë, por e njeh mjaft mirë edhe portën. (A2 Televizion)