Italia tregon shenja jete, përmbys Francën dhe nis me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve

Nga A2 CNN
6 Shtator 2024, 22:49 | Futboll

Italia tregon shenja jete, përmbys Francën dhe nis me këmbë

Italia mposhti Francën në transfertë pas një ndeshjeje spektakolare. “Gjelat” shënuan të parët me Barkola në sekondën e 13, ndërkohë që kombëtarja e drejtuar nga Luciano Spalletti përmbysi gjithçka me golat e Dimarcos, Fratesit dhe Raspadorit.  

Pas 3 pikëve të para të papritura, Italia do të sfidojë Izraelin ditën e hënë, siç shkruan A2.

Në duelet e tjera spikasin triumfet e Belgjikës, Islandës dhe Rumanisë, ndërkohë që dy sfida, ajo mes Sllovenisë dhe Austrisë si dhe Uells-Turqi u mbyllën në barazim.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos