Ukraina “mace e zezë” për Shqipërinë, djemtë e Silvinjos luajnë sot për historinë

Nga Erald Kodhelaj
7 Shtator 2024, 17:05 | Futboll

Shqipëria nis aventurën në Nations League përballë një kundërshtari që mund të cilësohet tabu. Në sfidën me Ukrainën, kuqezinjtë luajnë për të vijuar ecurinë e mirë që u konkretizua me pjesëmarrjen në Euro 2024, por edhe kundër statistikave.

Në gjashtë përballje historike të zhvilluara me ukrainasit, Kombëtarja nuk ka arritur asnjë fitore.

Në 4 ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës dhe 2 miqësore, Shqipëria ka regjistruar pesë humbje dhe vetëm një barazim në vitin 2005, me ndeshjen e asaj kohe që u mbyll me shifrat 2 me 2.

Ndeshja e fundit ndërmjet dy skuadrave është miqësorja e luajtur në vitin 2018, ku Ukraina fitoi me rezultatin e thellë 4 me 1.

Për sa i takon golave, ukrainasit na kanë shënuar 13 herë, teksa kuqezinjtë kanë realizuar vetëm 4 gola. Sfida në Pragë në Grupin B1 të Nations league mund të jetë pika e kthesës përballë këtyre rivalëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos