Frankfurti “shuplakë” Bayernit, humbje turpëruese për bavarezët

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2023, 17:25 | Futboll

Frankfurti “shuplakë” Bayernit, humbje turpëruese për

Bayern Munchen ka marrë një humbje turpëruese në Bundesliga, ku është mundur me rezultatin e thellë 5-1 nga Eintracht Frankfurt.

Bavarezët e panë veten në vështirësi që në nisje të takimit, ku brenda 35 minutash pësuan 3 gola nga Marmoush, Ebimbe dhe Larsson.

Bayern u përpoq të rihapte lojën me anë të Kimmich, por vendasit reaguan menjëherë dhe gjetën dhe dy herë rrugën e rrjetës.

Tashmë, Leverkusen ka mundësinë të thellojë më tej diferencën në krye të renditjes, kjo edhe pasi Bayern ka një ndeshje më pak, që u shty për shkak të borës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos