FSHF organizon “festivalin e futbollit”, Ceferin, Luis Figo dhe Sylvinho luajnë me fëmijët në Tiranë

Nga Dea Kozma
11 Shtator 2025, 14:17 | Futboll

FSHF organizon “festivalin e futbollit”, Ceferin, Luis Figo dhe

Figura të njohura të futbollit europian këtë të enjte kaluan një ditë ndryshe në Shtëpinë e futbollit. Federata shqiptare organizoi festivalin e futbollit ku pjesëmarrës përveç fëmijëve ishin dhe anëtarët e  Komitetit Ekzekutiv të UEFA si dhe shumë personazhe të njohur. Nga kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, te legjenda portugeze, Luis Figo si dhe stafi drejtues i kombëtares shqiptare, Silvinjo, Zabaleta apo Dorival, zbritën në fushë për të luajtur me të vegjlit.

Të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në kampionatin lokal sepse është më e lehtë të promovosh veten në vendin tënd sesa të shkosh jashtë. Ky është një gabim që e bëjnë shumë lojtarë, pasi largohen në moshën 16-vjeçare dhe më pas karriera e tyre përfundon. Duhet ta shijojnë futbollin dhe të stërviten sa më shumë. “Besoj se në memorien e fëmijëve do të mbetet gjatë dhe do të jetë një objektiv më shumë për t’iu bashkuar lojës tonë”, tha Ceferin.

FSHF organizon “festivalin e futbollit”, Ceferin, Luis Figo dhe

“Është pak e çuditshme nga hera e parë kur e kam ardhur në Shqipëri sepse ishte koha e komunizmit dhe vendi ishte shumë ndryshe. Në atë periudhë isha 16 vjeç dhe mund ta imagjinoni se çfarë mendova. Herën e fundit që isha në Shqipëri pash një ndryshim të madh. Tani çdo herë që vij shoh shumë të apasionuar pas futbollit. E shijova këtë ditë me fëmijët, pasi në fund të fundit ata janë e ardhmja e futbollit, tha Figo.

Për fëmijët, ky do të jetë një kujtim i veçantë  dhe motivim për të ndjekur ëndrrën e tyre ne fushën e blertë. “Është një kënaqësi shumë e madhe të luajë përballë këtyre emrave. Pasioni për futbollin ka nisur që kur kam qenë e vogël. Ftoj të gjithë shokët dhe shoqet ti bashkohen futbollit ose ndonjë sporti tjetër”, thotë futbollistja Izara Kodheli.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte nxitja e fëmijëve për t’ju bashkuar futbollit ndërsa federata theksoi dhe një herë se objektivi kryesor për sezonin e ri mbetet brezi i ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos