“Nuk mund të luajmë më për 1-0”, Hysaj: Shumë bukur doli Serbia...

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 23:19 | Futboll

“Nuk mund të luajmë më për 1-0”, Hysaj:

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë te Shqipëria në fitoren minimale 1-0 ndaj Letonisë këtë të martë. Pas takimit, ai tha se ndeshja duhet të ishte mbyllur duke shënuar të tjerë gola, ndërsa foli edhe për Brojën, i cili nuk është në ditët e tij më të mira.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhej fitorja me patjetër që të vazhdohej ëndrra që kishim në kokë. Jam gëzuar që fituam, dhe pse një ndeshje me shumë lodhje mendore e fizike, këto ndeshje duhet t’i mbyllim shumë më shpejt se sa t’i lëmë 1-0.

Unë e kuptoj Brojën çfarë lojtari është e mundohem ta vë në pozitën më të mirë. Është një djalë me potencial të fortë, por është pak si i mbyllur në veten e tij. Por jam i bindur që herët a vonë do shpërthejë e do të na ndihmojë më shumë.

Nuk mundemi më të luajmë me 1-0, se futbolli ka ndryshuar. Edhe Serbia, edhe ne mund të bënim gol në fund. Me raste duhet të shfrytëzonim e shkonim 2-0, se mund të komplikohej ndeshja në fund. Duhet të punojmë më shumë në fazën sulmuese”, tha Hysaj.

Në fund, ai u shpreh i lumtur edhe për fitoren e thellë të Anglisë në Serbi, ndërsa theksoi se tashmë e gjithë vëmendja do të jetë në ndeshjen e tetorit në Beograd. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos