Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2025, 13:19 | Aktualitet

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Peshku luan, një nga speciet invazive më të rrezikshme për ekosistemin detar, po kapet gjithnjë e më shpesh në ujërat e Gjirit të Vlorës. Alarmimi është dhënë nga peshkatari Sherif Dyrmishi, i cili tregon se kjo specie është kapur në një thellësi deri në 40 metra, në zonën pranë Karaburunit.

Sipas tij, peshku luan përbën një rrezik serioz për peshkatarët për shkak të helmit të rrezikshëm të tij. Dyrmishi thekson se kontakti me këtë peshk mund të jetë i rrezikshëm dhe paralajmëron se ai nuk duhet të konsumohet, pasi helmimi mund të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin.

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Peshku luan është një specie që gjendet kryesisht në Detin e Kuq dhe jeton në thellësi. Ekspertët paralajmërojnë se prania e tij në brigjet shqiptare përbën rrezik për peshkatarët dhe ekosistemin detar, ndaj kërkohet kujdes maksimal në rast kontakti me të.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos