Ditë e errët për Argjentinën dhe Brazilin

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 08:57 | Futboll

Ditë e errët për Argjentinën dhe Brazilin

Kombëtaret e Amerikës së Jugut zbritën në fushë për të luajtur ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Argjentina u mposht nga Ekuadori me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua me penallti nga Valencia. Të dyja kombëtaret ngelën me 10 lojtarë, pasi Caicedo dhe Otamendi dolën me të kuq, shkruan A2.

Ndërkohë, edhe Brazili u mposht nga Bolivia me po të njëjtin rezultat. Goli u realizua nga Migelito me 11- metërsh.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, Kolumbia triumfoi në transfertë me Venezuelën me shifrat e thella 6-3, ndërsa Peruja u mund nga Paraguaji. Dueli mes Kilit dhe Uruguait nuk prodhoi gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos