
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke, se ditën e premte, nga ora 13:00 deri në orën 16:30 (me orën greke), do të bllokohen rrugët e Egnatias (qyteti i Kosturit) për lëvizjen e mjeteve të rënda (kamionë), për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Ndërsa veturat dhe autobusët do të lejohen të qarkullojnë.
DVKM Korçë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin e orarit të përcaktuar sa më sipër, në lidhje me kufizimin e lëvizjes për mjetet e rënda. (A2 Televizion)