Kristjan Asllani ishte heroi i triumfit 1-0 ndaj Letonisë, duke realizuar golin e vetëm në pjesën e parë teksa ekzekutoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh.
Pas takimit, ai u shpreh tejet i lumtur me fitoren, ndërsa tha se ekipi e kishte konsideruar një finale Letoninë.
“Emocion i madh. Kjo ishte një finale për ne, duheshin tre pikë. Jam i lumtur sepse kemi vrapuar gjithë ndeshjen, kemi luajtur si skuadër dhe këto ishin tre pikët që na duheshin. Mora një goditje me taka në gju. Punova shumë mirë në fund të pjesës së parë. Besoja se nuk do të futesha në fushë, por tani jam mirë dhe jam shumë i lumtur. Sot ishte një finale dhe jam shumë i lumtur për skuadrën.
Shehu është një lojtar fantastik, është një lojtar i ngjashëm me mua, ka qejf të mbajë topin, luan me të dyja këmbët. Na ka ndihmuar shumë, ka ndihmuar gjithë ekipin. Unë e kam shumë qejf që të gjuaj penallti. Duhet të punojmë sepse këto ndeshje janë shumë të vështira, duhet të bëjmë golin e dytë”, tha Asllani. (A2 Televizion)