Aksident në autostradën Lushnje-Fier, makina "fluturon" dhe përplaset në barrierën ndarëse

Nga Çaku Tafa
21 Dhjetor 2025, 22:38 | Kronikë

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, makina "fluturon" dhe

Një aksident ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar në autostradën Lushnje-Fier.

Në afërsi të “Pushimit të shoferit” dy mjete janë fërkuar në tentativë parakalimi, shkruan A2. Për këtë shkak, një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes.

Të dy mjetet ka qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit dhe parakalimi i gabuar ka bërë që mjeti tip Volvo të fluturojë dhe të ndalojë në mes të barrierave të hekurta.

Dy ambulanca shkuan në vendngjarje për të marrë të lënduarit, ndërsa asnjë prej tyre nuk paraqet lëndime serioze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos