Dinamo fiton me përmbysje në Andorrë dhe hedh një hap drejt kualifikimit

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 18:16 | Futboll

Dinamo fiton me përmbysje në Andorrë dhe hedh një hap drejt

Dinamo, pas 15 vitesh mungesë në Europë, triumfoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Andorrës, ndaj Atletic D’Escaldes. 

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Vieira në minutën e 43, shkruan A2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë ekipi shqiptar arriti të shënonte dy herë, me Zabërgjën dhe Qardakun. 

Falë këtij triumfi, Dinamo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, teksa gjithçka pritet të formalizohet në duelin e kthimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos