Futbolli italian në zi, shuhet në moshë të re Totò Schillaci

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 10:53 | Futboll

Futbolli italian në zi, shuhet në moshë të re Totò

Një nga ikonat e futbollit italian, Totò Schillaci, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sipas mediave italiane, ai vuante prej kohësh nga kanceri i zorrës së trashë dhe ishte operuar dy herë, shkruan A2 CNN.

Totò Schillaci e nisi karrierën e tij te qyteti i lindjes, Palermo, ndërsa më pas kaloi tek Interi e Juventusi. Toto luajti në total në 120 ndeshje në Serie A, ku realizoi 37 gola, 105 ndeshje në Serie B me 39 gola të realizuar. Megjithatë, ai u bë i famshëm me kombëtaren italiane në Botërorin e vitit 1990, ku u shpall lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë me 6 gola edhe pse Italia u eliminua në gjysmëfinale.

Ai la pas tre fëmijë, Jessica, Mattia dhe Nicole.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos