6 bluza të Lionel Messit, mes të cilave ajo që veshi gjatë kampionatit botëror 2022, ku Argjentina triumfoi, do të dalin në shitje e pritet të vendosin rekorde në ankandin e Sotheby’s këtë muaj.
Koleksioni përfshin bluzën që veshi në gjysmën e parë të Finales së Katarit. Ofertat për bluzën në të bardhë e bojëqielli do të priten nga 30 nëntori deri në 14 dhjetor. Sotheby’s thotë në një deklaratë se pret që ky koleksion të arrijë shifrën rekord prej 10 milionë dollarësh, madje pritshmëritë janë edhe që ta kalojë këtë shumë.
Një bluzë e Michael Jordan, që ai e mbante veshur në finale e NBA në vitin 1998, mban rekordin për bluzën më të shtrenjtë të një sportisti, të shitur ndonjëherë, prej 10.1 milionë dollarësh, rekord i vendosur vitin e shkuar. (A2 Televizion)