Spektakël fishekzjarrësh pas ndeshjes, festa kuqezi në stadium

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 00:02 | Futboll

Shqipëria u rendit e para në Grupin E të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Futbollit, që do të luhet në Gjermani.

Ashtu siç ishte njoftuar, pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe, nisi festa e madhe në stadium. Dritat e stadiumit u fikën, me blicet e celularëve që u zunë vendin, duke dhuruar një spektakël të vërtetë.

Më pas, nisi spektakli i fishekzjarrëve, ndërkohë që tifozët nisën të largoheshin nga stadiumi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos