
Barcelona është një ndër ekipet që ka vuajtur më së shumti nga dëmtimet e lojtarëve, disa prej tyre si Gavi dhe Christensen për periudha të gjata, ndërkohë që Pedri dhe Rashford janë kthyer pas dëmtimeve që i kanë mbajtur pak kohë jashtë fushës së blertë.
Pas dy humbjeve radhazi, 4-0 kundër Atletico Madrid në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit dhe 2-1 kundër Girona në kampionat, Barcelona e Hansi Flick po kalon një krizë në mes të sezonit. Një ndër shkaqet kryesore, ndër të tjera ka qenë dhe dëmtimi i disa prej lojtarëve të formacionit. Rikthimi i Gavit dhe Pedrit në stërvitje sjellin më tepër siguri te mesfusha e Barcelonës, që historikisht ka qenë dhe reparti me më shumë talente.
Në mungesës të buxhetit për transferime, Flick ka luajtur me lojtarët që ka në dispozicion dhe gjithashtu ka sjellë lojtarë të rinj nga akademia e Barcelonës, La Masia. Flick në deklaratat e fundit është shprehur që ka nevojë për ekipin e plotë që taktikat të sjellin rezultate pozitive dhe gjithashtu pas humbjes me Girona, ku edhe humbi kreun e La Liga ndaj rivalit Real Madrid, ai ka mbajtur një mbledhje urgjente me lojtarët dhe stafin.
Thuhet që ai u ka dhënë ultimatum lojtarëve që ata të rikthehen me mentalitet fitues dhe me intensitet në fazën sulmuese dhe të rikuperojnë topin më shpejt. Kjo taktikë i solli vjet Barcelonës tre trofe në Spanjë, por për shkak të golave të Acerbi dhe Frattesi, ishte Interi që shkoi në finalen e Champions League kundër PSG. Rikthimi i katër yjeve të Barcelonës mund të jetë pika e kthesës që ekipi i Hansi Flick të performojë në nivelet më të larta dhe të pretendojë për trofetë në Spanjë dhe gjithashtu të avancojë ne raundin tjetër në Champions League. (A2 Televizion)