Nga lotët në festë, emocione të mëdha dhe një tjetër trofe i fituar. Leo Messi pësoi një dëmtim në finalen e Kupës së Amerikës dhe u largua nga fusha që në minutën e 66.
Një takim i tensionuar dhe me shumë dyluftime la gjurmë te kapiteni i “albiceleste”-s që u desh të linte para kohe fushën pas një ndrydhjeje të rëndë të kaviljes.
Fituesi i 8 topave të artë shpërtheu në lot teksa u zëvendësua, pavarësisht se në fund iu kthye buzëqeshja pas kurorëzimi të Argjentinës si fituese e Kupës së Amerikës.
Se sa larg jashtë fushës së blertë do të qëndrojë ylli argjentinas, kjo mbetet për t’u parë pas ekzaminimeve mjekësore. (A2 Televizion)