Yamal dhe Williams, dhuratë për ditëlindje trofeun e Kampionatit Europian

Nga A2 CNN
14 Korrik 2024, 23:06 | Futboll

Yamal dhe Williams, dhuratë për ditëlindje trofeun e Kampionatit

Trofeu i Kampionatit Europian ishte padyshim dhurata më e bukur për dyshen e talentuar spanjolle, Niko Williams dhe Lamine Yamal.

Dy futbollistët festuan ditëlindjen këtë fundjave, Williams që festoi të premten 22-vjetorin dhe Yamal që të shtunë mbushi 17 vjeç.

Kjo finale ishte perfekte për dy talentet me Yamal që dhuroi asist, të katërtin në këtë Europian, ndërsa Niko Williams, që me shumë qetësi dërgoi topin në rrjetë dhe shënoi golin e dytë personal në këtë turne.

Me këta dy futbollistë, e ardhmja te kombëtarja spanjolle duket e sigurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos