Interi ka rinovuar kontratën me trajnerin Simone Inzaghi. Klubi zikaltër ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me 48-vjeçarin deri në vitin 2026.
Inzaghi drejton Interin nga viti 2021 dhe ka fituar me këtë ekip një titull kampion, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa italiane.
“Jam shumë i lumtur për rinovimin, falenderoj klubin dhe Presidentin. Këtu ndihem si në shtëpi dhe ndihem i vlerësuar, kjo vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Sfida jonë më e madhe është të përsërisim atë që kemi bërë. Objektivi është që të përmirësohemi, duhet të gëzojmë tifozët”, tha Inzaghi në konferencën e parë për shtyp të sezonit. (A2 Televizion)