Reagimet pas finales, anglezët të zhgënjyer, mediat i bëjnë jehonë Spanjës

Nga Erald Kodhelaj
14 Korrik 2024, 23:49 | Futboll

Pas finales së Euro 2024, reagimet ishin të menjëhershme. Natyrshëm në Angli zhgënjimi ishte i madh. Sipas gazetës “The Gardian”: Spanja shkatërroi ëndrrat e Anglisë me fitoren 2-1 në fund. Telegraf nuk përdor më terma të mesëm.

“Agonia vazhdon” ishte titulli i kësaj të përditshmeje. Disi më i butë The Sun, që në titullin e parë vlerësonte “Zemrën e Luanëve”, teksa njoftonte humbjen në finale me golin në sekondat e fundit.

Tabloidi i jepte zemër anglezëve edhe me titullin “Koha jonë do të vijë”, duke theksuar zhgënjimin e radhës të tifozëve. Festa ishte e madhe në Spanjë.

Gazeta Marka shkruante: Erdhi e katërta. Jemi përsëri kampionë të Europës. Në anën tjetër As theksonte “Përsëri mbretër të Europës”. Në Itali, Gazzetta Dello Sport përdorte titullin “Spanja në çatinë e Europës me Uilliams dhe Ojarzabal.

Vazhdon mallkimi i Spanjës”. Në të njëjtën linjë edhe Sport-mediaset: “Uilliams e Ojarzabal, Spanja sërish në majë të Europës. Makth për Anglinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos