Gjysmëfinalet e Kupës, ndeshjet e para mbyllen me surpriza

Nga Dea Kozma
4 Prill 2024, 13:56 | Futboll

Gjysmëfinalet e Kupës, ndeshjet e para mbyllen me surpriza

Këtë të mërkurë u luajtën dhe ndeshjet e parë të fazës gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë. Surpriza, gola, emocione dhe kartonë të kuq. Gjithçka dhuruan këto dy ndeshje të para. Kukësi bëri befasinë dhe fitoi 2-0 ndaj Tiranës në shtëpi ndërkohë në atë që u quajt dhe një finale e parakohshme.

Egnatia fitoi minimalisht ndaj Vllaznisë. Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar këtu pasi ka dhe 90 minuta të tjera që këto ekipe që do të luajnë për të siguruar një biletë në finale. Por lë të shohim pak se çfarë ka ndodhur në këto gjysmëfinale.

Në ndeshjen më të fortë në letër, Egnatia mundi minimalisht Vllazninë në Rrogozhinë. Një ndeshje shumë e luftuar mes dy skuadrave me objektivave maksimal këtë sezon, por në fund vendos vetëm një gol. Rezultati u zhbllokua në minutën e 30′ nga Fernando që shënoi një supergol duke lënë në vend portierin Kristi Qarri.

Gjërat për Vllazninë u vështirësuan dhe më shumë kur shkodranët mbeten me 10 lojtarë. Stojanovic u ndëshkua me karton të kuq duke mbyllur në këtë mënyrë pjesën e parë. Edhe në fraksionin e dytë të lojës, dy ekipet nuk e ulën presionin. Shkodranët  provuan të barazonin por nuk ja dolën ndërsa në minutën e 80-ën kuqebutë ngelën me 9 lojtarë pas edhe Hakaj u ndëshkua me karton të kuq. Rrogozhinasit e Edlir Tetovës kërkuan disa herë dhe golin e dytë por nuk e arritën dot.

Një fitore minimale e Egnatias në shtëpi por që nuk siguron ende një biletë për në finale pasi do të ketë dhe 90 minuta të tjera në “Loro Boriçi” ku do të vendoset se cila skuadër do të shkojë në finale. Ndeshja e kthimit në gjysmëfinale do të luhet më 24 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos