Tirana përballë Kukësit, Kupa mbetet shpëtimi i vetëm i sezonit

Nga Dea Kozma
3 Prill 2024, 11:18 | Futboll

Tirana përballë Kukësit, Kupa mbetet shpëtimi i vetëm i

Këtë të mërkurë, do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Italisë të cilat rezervojnë sfida shumë interesante.

Egnatia-Vllaznia dhe Kukësi-Tirana janë 4 ekipet që do të luftojnë për një biletë në finale të trofeut, i cili është shumë i rëndësishëm në garën për në zonën evropiane, pasi fituesi i turneut e ka një vend të sigurt në Conference League sezonin tjetër çfarë përkthehet dhe në të ardhura për arkat e klubeve.

Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia të dyja sfidat do të luhen këtë të mërkurë në orën 15:00. Kjo është ndeshja e parë për 4 ekipet gjymsëfinaliste ndërsa takimet e kthimit do të luhen në 24 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos