Euro “Zvicër 2025”, fitorja e parë, Shqipëria mposht 2-0 Estoninë

Nga Erald Kodhelaj
10 Prill 2024, 10:24 | Futboll

Euro “Zvicër 2025”, fitorja e parë, Shqipëria mposht

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit të femrave regjistroi fitoren e parë në edicionin e ri kualifikues. Vajzat kuqezi mposhtën me rezultatin 2-0 Estoninë, në duelin e vlefshëm për Europianin e vitit 2025 në Zvicër.

Fortesa Berisha në minutën e 31-të të lojës dhe Kristina Maksuti në të 93-ën vulosën triumfin e skuadrës së drejtuar nga Armir Grima.

Ky sukses erdhi pas dominimit në fushë nga përfaqësuesja shqiptare, që krijoi volum loje dhe raste të shumta. Kjo ishte ndeshja e dytë eliminatore e vajzave kuqezi, që me tre pikët e fituara i bashkohet në krye Luksemburgut.

Sfida e radhës është ajo e datës 31 maj, në fushën e Estonisë. Ndërkohë, më 4 qershor Shqipëria do të presë në Arenën Kombëtare Luksemburgun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos