Conference League do të luajë sot ndeshjet e para çerekfinale. Fiorentina që konsiderohet dhe një nga ekipet favorite për të fituar trofeun në fund do të përballet me çekët e Viktoria Plzen.
Vjollcët janë në vendin e 10 në Serie A dhe e shohin këtë trofe si shpëtimin e vetëm të sezonit.
Takimi luhet në orën 18;45. Ndërkohë, në po të njëjtin orar ndeshje e fortë në letër është dhe ajo mes Olimpiakos dhe Fenerbahçes.
Ndërkohë në orën 21:00, në dy takimet e tjera, Aston Villa pret në shtëpi Lille ndërsa Club Brugge përballet me Paok-un. (A2 Televizion)