Grupi B i Euro 2024, ku Shqipëria ka si kundërshtarë Spanjën, Italinë dhe Kroacinë kushton rreth 1,8 miliardë euro në merkato.
Skuadra më e kushtueshme është Spanja, që vlerësohet 814 milionë euro. Pas iberikëve, ndodhet Italia.“Të kaltërit” kushtojnë 582 milionë euro. Në vendin e tretë ndodhet Kroacia.
Me Modriç në krye, ballkanasit vlerësohen mbi 309 milionë euro në treg. Vlerën më të ulët e ka Shqipëria, me afro 82 milionë euro. Pavarësisht emrave të rivalëve, apo faktit sa kushtojnë ata, kuqezinjtë e kanë të qartë që diferencën në fushë do ta bëjnë zemra dhe loja si skuadër.
Objektivi i përcaktuar për kuqezinjtë përpara shortit ishte kualifikimi nga faza e grupeve. (A2 Televizion)