Biletat e Euro 2024, rezultatet e shorteut të UEFA zhgënjejnë shqiptarët

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 12:59 | Futboll

Biletat e Euro 2024, rezultatet e shorteut të UEFA zhgënjejnë

UEFA zhgënjen shqiptarët. Konfederata Europiane e Futbollit publikoi rezultatet e shorteut, për të gjithë tifozët që kishin aplikuar për bileta në Euro 2024.

Pjesa më e madhe e njerëzve që shpresonin se do të siguronin bileta për ndeshjet e Kombëtares, janë zhgënjyer nga përgjigjja negative.

Në aplikimin e bërë në faqen zyrtare të UEFA-s, pjesa më e madhe e njoftimeve ishin të kuqe dhe aty shkruhej “Kërkesa juaj për bileta nuk ishte e suksesshme”.

Në fund të njoftimit, në faqen ku çdo person ka akses të personalizuar thuhej se “aplikimi nuk ishte i suksesshëm dhe nuk ka asgjë për të paguar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos