Vetëm pak ditë pasi hapi aplikimin me short për tifozët që kërkonin bileta për Europianin në Gjermani, UEFA njoftoi se federatat pjesëmarrëse kanë marrë nga 10 mijë bileta për çdo ndeshje, që do t’i shiteshin tifozëve.
Kjo ndodhi më 18 dhjetorin e kaluar, në një postim zyrtar. Por, vetëm pak kohë më parë, më saktësisht më 28 nëntor 2023, kur publikoi informacionin që nevojitej për t’u pajisur me bileta, Federata Shqiptare e Futbollit nënvizonte se “nuk shet asnjë biletë për tifozët, por biletat për ndeshjet e Kombëtares apo ndeshjet e tjera të Europianit do të shiten vetëm online në faqen e UEFA-s”.
Kontradikta në qëndrimet e dy institucioneve është e madhe, ndërsa mbetet fakti se mijëra shqiptarët që ëndërronin të mbështesnin Kombëtaren në Euro 2024 mbetën pa bileta, ose duhet t’i blejnë me çmim disafish më të lart në tregun e zi. (A2 Televizion)