Humbi titullin, pas Tefik Osmanit, Vllaznia largon dhe trajnerin Brdaric

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 11:46 | Futboll

Humbi titullin, pas Tefik Osmanit, Vllaznia largon dhe trajnerin Brdaric

Pasi humbi titullin përballë Egnatias te Vllaznia ka nisur revolucioni. Thomas Brdaric nuk do të jetë më trajner i kuqebluve për sezonin e ardhshëm. Ka qënë vetë faqja zyrtar e klubit shkodran që me anë të një postimi e falënderoi gjermanin për të gjithë kontributin e dhënë. 

Për 50-vjeçarin gjerman,  kjo ishte aventura e dytë në Shkodër. Ai mori drejtimin e kuqebluve që prej 26 prillit të vitit të kaluar duke e dërguar deri në ndeshjen e fundit të "Final 4", por pa mundur të marrë titullin kampion ndonëse kuqeblutë kishin 24 vite që e prisnin. 

Disfata 4-0 e shkodranëve në Loro Borici nuk është kaluar lehtë në kampin kuqeblu. Me herët përveç Brdaric,  Vllaznia ka mbyllur bashkëpunimin dhe drejtorin sportiv të klubit Tefik Osmani.

Korçari për 1 vit e gjysmë ishte pjesë e Vllaznisë dhe me përfundimin e kontratës dy palët kanë vendosur të ndajnë rrugët me njëri tjetrin.

Sezonin e rregullt Vllaznia e mbylli në vendin e dytë në renditje, fitoi me Dinamon në gjysmëfinalen e Final 4 dhe u mposht 4-0 nga Egnatia në finalen e titullit kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos