Humbja nga Shqipëria përçan Serbinë, ylli i Kombëtares akuzon trajnerin: Je tradhtar!

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 18:05 | Futboll

Humbja nga Shqipëria përçan Serbinë, ylli i

Fitorja historike 1-0 e Kombëtares së Shqipërisë në futboll ndaj Serbisë ka shkaktuar jo pak trazira në kampin serb, ku duket se “kupa që ishte mbushur prej muajsh, tashmë po derdhet”.

Sipas mediave serbe, pas kësaj humbjeje të bujshme, anësori i Crvena Zvezdës, Nemanja Radonjiç, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviç (Piksi).

Futbollisti 29-vjeçar, i cili nuk është thirrur më në kombëtare që prej vitit 2023, ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar një këngë me tekst ku mesazhi duket i drejtuar qartë ndaj trajnerit.

Në vargjet e këngës thuhet: “Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten.”

Ky veprim u interpretua si një akuzë direkte ndaj Stojkoviç, me Radonjiç që e cilëson trajnerin e sapodorëhequr si "tradhtar".

Pas ndeshjes, Stojkoviç paraqiti dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares, një vendim që duket se ka nxitur edhe më tej reagimet brenda grupit, sidomos nga futbollistët që ndihen të lënë pas dore.

Radonjiç ka qenë më parë kritik ndaj vendimeve të Stojkoviçit, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe përzgjedhje të padrejta në kombëtare.

Kjo situatë ka thelluar përçarjet brenda ekipit serb, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e tij pas kësaj humbjeje të dhimbshme dhe dorëheqjes së trajnerit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos