Suksesi ndaj Serbisë, qindra tifozë presin Kombëtaren në Rinas me këngë e valle

Nga Dea Kozma
12 Tetor 2025, 14:31 | Futboll

Ky është momenti ku kombëtarja kuqezi mbërriti në tokën shqiptar pas suksesit historik në Serbi.

Avioni u ul rreth orës 3 të mëngjesit, ku tifozë pa dallim moshe e pritën me brohoritje në aeroportin “Nënë Tereza”.

Më këngë patriotike, valle dhe qeleshen mbi kokë, të gjithë këndonin për djemtë kuqezi. Emocione dhe një atmosferë elektrizuese gjatë gjithë natës...

Kombëtarja shqiptare i përshëndeti tifozët nga autobusi, ndërsa rruga u bllokua totalisht nga turma, shkruan A2.

Skuadra u drejtua menjëherë në hotel, ndërsa për tifozët festa vazhdoi.

Gjithashtu, shqiptarë nga të gjitha trevat kanë mbushur sheshet e qyteteve ku jetojnë, për të festuar fitoren e Kombëtares shqiptare.

Mijëra persona kanë ngjyrosur sheshet me ngjyrat kuqezi, duke festuar me këngë dhe valle patriotike deri në orët e para të mëngjesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos