Nga vërshëllima e fundit e arbitrit, deri në dhomat e zhveshjes. FSHF publikon pamjet e festës kuqezi

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 11:03 | Futboll
Nga vërshëllima e fundit e arbitrit, deri në dhomat e zhveshjes.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e festës së Kombëtares, duke nisur nga vërshëllima e fundit e arbitrit e deri në dhomat e zhveshjes.

Shqipëria mposhti Serbinë me rezultatin 1-0 në stadiumin "Duboçica" të Leskovacit. Ishte sulmuesi Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë, shkruan A2. Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë.

Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas Strakosha.

Kjo fitore i jep Shqipërisë mundësinë të ëndërrojë për kualifikimin në Botëror.

Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke lënë pas Serbinë me katër pikë më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos