Sherr me thika në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

Nga Igli Çelmeta
12 Tetor 2025, 20:00 | Kronikë

Sherr me thika në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te

Një sherr i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, në kryeqytet. A2 CNN mëson se janë përdorur sende të forta dhe thika.

Si pasojë e konfliktit, katër persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e sherrit.

"Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rasti", njofton policia.

Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur plotësisht motivet dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos