Serbia e ka përjetuar shumë keq humbjen në shtëpi ndaj Shqipërisë.
Mediat serbe kanë qenë shumë të ashpra me ekipin, ndërsa i kanë dhënë lamtumirën edhe trajnerit Dragan Stojkovic.
“Kurir” shkruan: “Serbia ka përjetuar një nga humbjet më të rënda në histori. Piksi, erdhi koha të ndahemi! Shqipëria festoi në Leskovac dhe nxori “shqiponjat” jashtë Kupës së Botës”
“Turpërim dhe katastrofë, Shqipëria eliminon Serbinë dhe Piksin”, lexohet në “SportKlub”.
“Mbrëmje e vështirë në Leskovac, shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në “Dubocica”. Ekipi përfaqësues është më larg nga play-off për Kupën e Botës”, thekson “AloSport”.
“B92” shkruan: “Një humbje që të dhemb me të vërtetë. Shqipëria në Leskovac distancon Serbinë nga Kupa e Botës”.
Ndërsa te “RTS” lexohet: “Humbje e dhimbshme në Leskovac, Shqipëria më afër play-off të Kupës së Botës”.
(A2 Televizion)