Pak pas mbylljes së procesit të votimit në Kosovë janë publikuar exit pollet e para. Sipas përllogaritjeve Prishtina do të shkojë në balotazh. Gara në kryeqytet do të vendoset mes kryetarit aktual, Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Hajrulla Çekut nga Lëvizja Vetëvendosje.
Një tjetër surprizë është Mitrovica ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri duket se ka korrur fitore që në raundin e parë ndaj ministrit aktual të Bujqësisë, Faton Pecit, i cili është edhe bashkëkryetar i Partisë Guxo, por garon nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas exit polleve, edhe Ferizaj është vendosur që në raundin e parë me kryetarin aktual Agim Aliun e PDK që ka marr mbi 50% të votave.
Sipas exit-polleve edhe Gjilani do të shkojë në balotazh mes kryetarit aktual nga LVV, Alban Hyseni dhe Arbër Ismajlit të LDK-së.
(A2 Televizion)