Atalanta barazoi 1-1 në transfertë ndaj Bolonjës, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit italian, në një tjetër paraqitje dinjitoze për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares ishte një nga më të mirët në fushë për bergamaskët.
Shqiptari regjistroi plot 47 pasime të sakta si dhe fitoi 9 duele me kundërshtarët. Gjithashtu, Gjimshiti bllokoi 2 gjuajtje të rrezikshme dhe ndërpreu 4 herë aksionet e Bolonjës.
Një gol i serbit Samardzic në minutën e 90 shpëtoi ziklatërit nga humbja. Pavarësisht se një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, vendasit ishin ata që diktuan lojën. Në pjesën e parë rrjetat nuk u prekën, ndërsa në minutën e 46 Bolonja gjeti avantazhin me Castron.
6 minuta më vonë loja u vështirësua për kuqeblutë që mbetën me një lojtar më pak. Bergamaskët bënë çmos për të marrë një pikë nga kjo sfidë dhe në minutën e 90 ishte Samardzic që pas një kombinimi me Zaniolon tundi rrjetën dhe mbylli ndeshjen në barazim.
Pas këtij rezultati, Atalanta shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e nëntë, ndërsa për Bolonjën ishte barazimi i katërt dhe që i lë në vendin e tetë, po me 7 pikë. (A2 Televizion)