Dueli me Skënderbeun, Tirana kërkon fitoren e parë të sezonit

Nga Dea Kozma
29 Shtator 2024, 12:06 | Futboll

Dueli me Skënderbeun, Tirana kërkon fitoren e parë të

Kjo e dielë do të mbyllë javën e shtatë në Superligën shqiptare me dy ndeshjet e tjera.

Elbasani udhëton në Ballsh përballë Bylisit, ndërkohë që Tirana pret në Arenën Kombëtare Skënderbeun.

Bardheblutë janë ende në kërkim të fitores së parë për këtë sezon dhe qëllimet i kanë të qarta.

Korçarët nga ana tjetër kanë treguar se pas fitores me Laçin një javë më parë duan vazhdimësi, ndonëse detyra në kryeqytet do të jetë e vështirë.

Dueli Tirana-Skënderbeu do të luhet sot, duke nisur prej orës 19:00, në stadiumin Arena Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos