Entuziazmi dhe dëshira për të nxituar për t’i marrë fanellën Kylian Mbappe, nuk ka rezultuar me një fund të lumtur për mbrojtësin e Alaves, Abdel Abqar.
Marokeni i kërkoi Mbappes fanellën gjatë pushimit mes dy pjesëve, para se të hynte në dhomat e zhveshjes dhe e mori, por më pas ai u poshtërua nga trajneri i tij Luis Garcia.
Trajneri u zemërua me mbrojtësin për këtë gjest pasi Reali shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsinë e dy golave, njëri prej tyre i shënuar nga Mbappe.
¡NO AGUANTÓ A QUE TERMINE EL PARTIDO! Abdel Abqar se quiso asegurar la casaca de Mbappé y se acercó a Kiki para intercambiar camisetas en el final del ¡primer tiempo! pic.twitter.com/sYd1tXOqKL
— SportsCenter (@SC_ESPN) September 24, 2024
Francezi ishte në humor të mirë dhe i dha fanellën rivalit të tij, por Garcia dhe tifozët e Alaves e interpretuan gjestin e tij si poshtërim për klubin, ndaj trajneri si ndëshkim nuk e riktheu në fushë në 45 minutat e dyta.
Tifozët e Alaves e kanë uruar trajnerin për këtë lëvizje, ndërsa kërkojnë tashmë dënimin e Abqar dhe i kanë thënë që t’i shikojë bashkëlojtarët sesi veprojnë dhe nuk i “gjunjëzohen” Mbappes. (A2 Televizion)